
Aksidenti tragjik i cili deri në këto momente i ka marrë jetën 12 studentëve, dhe 21 të tjerë janë të plagosur është pasqyruar në kohë reale nga mediat më prestigjioze të botës.
BBC shkruan për 11 të vdekur dhe 22 të plagosur nga rrëzimi i autobusit të studentëve në Shqipëri. Fox News citon autoritetet lokale, prefektin Edmon Velcani i cili ka pohuar se mes viktimave është edhe drejtuesi i autobusit.
Lajmi për aksidentin e rëndë përcillet edhe nga Washington Post, Radio Free Europe, CNN, Herald Sun, B92 dhe shumë media të tjera.
© Panorama.al











