
FUSHE- KRUJE- Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në Fushë- Krujë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një makinë e tipit “Toyota” është përplasur me një triler.
Mësohet se viktimë ka mbetur Ervin Gjika, 21 vjeç, drejtuesi i makinës tip “Toyota”, ndërsa nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurve të cilët ishin në një makinë me viktimën.
Dy të plagosurit kanë marrë menjëherë ndihmën e pasi janë transportuar për në spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa nga të dhënat paraprake mendohet se shpejtësia e lartë e automjeteve është bërë shkak për përplasjen.
Drejtuesi i trajnerit wshtw shoqëruar nw polici.
© Panorama.al











