Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, humb jetën 40-vjeçari! Pasagjerja dërgohet me urgjencë në spital

Dec 13, 2025 | 21:55

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Prushit.

ambulanca naten

Siç bën me dije policia, një automjet me drejtues F.GJ., 23 vjeç ka përplasur një motor të drejtuar nga B.T., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes ky i fundit ka ndërruar jetë.

Ndërkohë ka mbetur e plagosur një 22-vjeçare A.Gj, pasagjere në motomjetin e 40-vjeçarit që humbi jetën.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë vijon puna e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura