Aksidenti i rëndë në Greqi/ Makina përplaset me stacionin e autobusit, humbin jetën dy gra, njëra prej tyre shqiptare (VIDEO)

Apr 1, 2024 | 13:47
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (1 prill) në Patrida Veria, Greqi.

Aksident

Një 64-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe është përplasur me një stacion autobusi ndërqytetas.

Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën në vendin e ngjarjes një 68-vjeçare, e cila u mor zvarrë nga automjeti dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare.

E reja shqiptare humbi ndjenjat, por nisi të përmendej pasi iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor.

21-vjeçarja u dërgua menjëherë në Spitalin e Verisë, e plagosur rëndë, ku fatkeqësisht humbi jetën pak orë më vonë.

Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia.

Sipas mediave greke, shqiptarja kishte shkuar në atë fshat për të vizituar të afërmit e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura