
GJIROKASTER- Një efektiv i policisë kufitare ka humbur jetën në një aksident rrugor, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Krinë-Asim Zeneli, të qytetit të Gjirokastrës.
Polici, i identifikuar si, Miho Mihali, 51 vjeç po kthehej nga shërbimi, kur mjeti i tij tip ‘Fiat Punto’ me targa AS 754 YB, ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar plagë të rënda.
51- vjeçari ka humbur jetën në spital, ndërsa policia e Gjirokastrës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
© Panorama.al











