TIRANE- Aleanca “Kuq e Zi” ka akuzuar policine per vonese ne hetimin dhe zbardhjen e identitetit te drehtuesit te automjetit “Range Rover”, per te cilin pretendon se ka qene pikerisht ai shkaktari i aksidentit te djeshem.
Reagimi ka ardhur sot permes nje deklarate per mediat, ku AK ka shpehur shqetesim per punen e ngadalte ne zbardhjen e ngjarjes se djeshme ne Qafë Krrabe ku autobusi me aktivistet e AK doli nga rruga dhe përfundoi 10 metra poshtë.
“Aleanca KuqeZi vijon të jetë e shqetësuar për punën e ngadaltë të strukturave të policisë së shtetit shqiptar të cilat gjatë 20 orëve të fundit kanë treguar se nuk janë në gjendje të lokalizojnë dhe identifikojnë e ndalojnë një automjet të tipit “Range Rover” i zi me targa Tirane, që sipas dëshmitraëve dhe delegatëve të Aleancës KuqeZi është shkaktar i aksidentit të ditës së djeshmë ku rrezikuan jetën 35 aktivistët e Aleancës KUqeZi” thuhet ne deklarate.
Sipas saj, AK ka nisur hetimin privatisht për zbardhjen e ngjarjes dhe identifimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.
“Një tjetër detaj duke iu bazuar deklaratave të dëshmitareve është se fuoristrata e zezë, tip Range Rover rezulton të ketë patur targën e Tiranës dhe serinë A, pra TR – A, por paradoksalisht modeli i fuoristradës së zeze ka qenë i viteve të fundit. Pra në bazë të këtyre dëshmive del në pah që fuoristrada mban një targë të viteve 1994 ndërkohë që vitprodhimi i saj është i pas viteve 2008-2009, dhe të gjithë në jemi koshientë që një fenomen i tillë është i njohur tek automjetet e institucioneve të rëndësisë së veçantë në vendin tone” thekson me tej AK.
© Panorama.al











