Aksidentet, 90% në galeritë që shfrytëzohen pa licencë

Aug 18, 2012 | 15:07

Pothuajse 90 për qind e aksidenteve që ndodhin nëpër miniera vinë për shkak të paligjshmërisë, të lidhura këto me subjekte të palicencuara, apo që nuk përmbushin standardet.

Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ditën e djeshme, në një takim të zhvilluar me përfaqësues të prefekturave të vendit, Tatimeve, Policisë dhe institucioneve si RISHM dhe AKBN. “Paligjshmëria është një problematikë me të cilën duhet të ndeshemi në mënyrën më të organizuar, koordinuar dhe efikase, sepse paligjshmëria sjell shfrytëzimin joligjor të pasurive natyrore që ka vendi, por ka dhe pasoja shumë të mëdha për sigurinë në punë të punonjësve. Mund të them se gati 90 për qind e aksidenteve në miniera kanë ndodhur nga këto subjekte që operojnë pa u licencuar dhe janë jashtë standardeve të punës. Prandaj është e domosdoshme që kësaj situate t’i jepet fund”, tha Haxhinasto. Lidhur me këtë Ministria pritet që të marrë masa duke aktivizuar Task-Forca përkatëse që do të monitorojnë ecurinë e sektorit, por edhe do të vënë theksin në garantimin e kushteve dhe standardeve për rritjen e sigurisë së punëtorëve në miniera….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NERTILA MAHO

© Panorama.al

Te lidhura