Aksidentet, 78.8% nga shkelja e rregullave të shoferëve

Aug 12, 2012 | 14:28
Foto Ilustruese

Të merr frika të ndezësh televizorin. Çdo ditë regjistrohet një aksident automobilistik me pasojë vdekjen.

Në një dekadë, shifrat flasin për një rritje me të paktën 35% të numrit të tyre. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkaku kryesor i aksidenteve është shkelja e rregullave të qarkullimit në 78,8% të rasteve. Përtej jetëve njerëzore, edhe kostoja financiare është kolosale. Vlera e dëmit llogaritet në rreth 106 milionë euro humbje për çdo vit. Kjo rezulton nga analiza, që specialistët e këtij dikasteri u kanë bërë statistikave të 10 viteve të fundit. Nga raporti që i është përcjellë edhe OBSH-së pak kohë më parë, rezulton se shpejtësia tej normës shkakton 29% të vdekjeve dhe 32% të plagosjeve. Rastet kur aksidenti shkaktohet si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, përbëjnë 19% të totalit. Përdorimi i alkoolit është shkaku i 6.7% të aksidenteve, ndërsa shkaqe natyrore dhe mangësi teknike 2.2%, vjetërsia e automjeteve, ku rreth 72% e automjeteve janë të amortizuara me vjetërsi mbi 10-vjeçare. Një nga mangësitë që…

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama, versioni print)

ZIRINA LLAMBRO

© Panorama.al

Te lidhura