PEJE- Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18.00 të ditës së shtunë në rrugën Prishtinë-Pejë, në hyrje të Pejës, njofton Kosovapress.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tejet të madhe të dy veturave të përfshira në aksident, ku dy pasagjerë kishin ndërruar jetë menjëherë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në gjendje kritike, të cilët pas pak kohe kanë ndërruar jetë.
Zëvendëskomandanti i komunikacionit në policinë e Pejës, Agim Pantina i cili gjendej në vendin e ngjarjes, tha se rezultat i aksidentit është shpejtësia e madhe











