Aksident tragjik në Elbasan-Librazhd, mjeti i drejtuar nga Petri Bozo përplas për vdekje fëmijën 7-vjeçar!

May 25, 2026 | 15:25

Një aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel në Elbasan, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar.


I mituri u përplas për vdekje nga një automjet që drejohej nga 61-vjeçari, Petri Bozo, në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle.

Siç bëhet me dije shkolla ka qenë pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd.

Fëmija ka qenë me të ëmën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal.

Sakaq, 61-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Petri Bozo

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.aksidenti mengel

© Panorama.al

Te lidhura