Aksident tek ‘Shkëmbi i Kavajës, 1 i vdekur

Feb 7, 2012 | 20:56
Foto Ilustruese

Një 37- vjeçar i identifikuar si Rezart Hoxha, humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Nga të dhënat e para mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe 5  persona të tjerë. Aksidenti ka nodhur rreth orës 20.30.

Makina me targa greke e tipit Opel  ZZMN 8072 në të cilën udhëtonte viktima është përplasur me një Vollksvagen taksi me targa AA 247 BA, në të cilën mësohet se udhëtonin 5 të plagosurit, te cilet ishin studente qe po ktheheshin e qytetin e Fierit.

Njoftohet se makina e viktimës, pas përplasjes me makinë tjetër ka kaluar në korsinë tjetër të rrugës, duke u përplasur më pas edhe me një shtyllë ndriçimi.

Policia është në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në aksidentin e rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura