Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e së martes në Durrës, në vendin e quajtur “Katër Rrugët” e Shijakut.
Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Gjon Deda, 62 vjeç.
Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Policia është në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën 62- vjeçarit.











