Aksident në Tiranë, makina përplas dy kalimtarë

May 20, 2012 | 17:46

TIRANE- Dy persona kane mbetur te plagosur pasi jane aksidentuar nga nje automjet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e se dieles ne Rrugen e Elbasanit, ne kryeqytet.

Sipas te dhenave te para mesohet se nje automjet ka perplasur dy kembesore, te cilet kane marre plage te renda.

Te plagosurit, identiteti i te cileve nuk behet ende i ditur jane transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ne gjendje kritike.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit. Mesohet se eshte shoqeruar ne komisariat drejtuesi i mjetit, nje 25 vjecar.

© Panorama.al

Te lidhura