Aksident në Tepelenë, 1 i vdekur, 2 plagosen

Jul 3, 2011 | 11:57
Foto Ilustruese

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor, Tepelenë- Gjirokastër. Një 22- vjeçar i identifikuar si Elidjan Gjika, që ishte njëkohësisht dhe drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur rëndë motra dhe babai i tij.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Gjirkoastrës, ku ndodhe jashte rrezikut per jeten.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, pasi automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një nga bordurat metalike që ndodhen anë rrugës.

© Panorama.al

Te lidhura