KUKES- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjeisn e sotëm në qytetin e Kukësit.
Besnik Duraku u aksidentua për vdekje, ndërsa traktori me të cilin po udhëtonte u përplas me një tjetër makinë e cila drejtohej nga një shtetas kosovar.
Pavarësisht përpjekjeve viktima nuk ka mundur të shmangë përplasjen me makinën tjetër.
Mësohet se Besnik Duraku është zënë poshtë nga traktori pas manovrës për të shmangur përplasjen.
Policia ka mbëriitur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet. Shtetasi nga Kosova i përfshirë në aksident është shoqëqëruar në polici.
© Panorama.al











