Tre persona mbetën të plagosur nga një aksident në aksin Korçë- Pogradec. Një çift, emigrantë në Greqi, sëbashku me nipin e tyre 10- vjeçar mbetën të plagosur nga aksidenti, pas përplasjes së makinës së tyre me një kamion.
Sheme Ferro 57 vjeç, Fatbardha Fero 53 vjeçe dhe nipi i tyre Aleksandër Quku, u transportuan menjëherë për në spitalin e Korçës. Pas aksidentit policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, Vasil Belishta, 30 vjeç.
Paraprakisht, mendohet se shkak për aksidentin ka qenë një dalje e gabuar e makinës në të cilën udhëtonin tre të plagosurit.











