Aksident në Gjakovë, 5 të vdekur nga një familje

Jul 25, 2011 | 21:00
Foto Ilustruese

Pesë persona kanë mbetur të vdekur, dhe dy janë lënduar, në një aksident automobilistik që ka ndodhur të hënën rreth orës tre të  mëngjesit në fshatin Lugbunar, 5 kilometra në lindje të Gjakovës, kur janë përplasur një veturë dhe një autobus, njofton e përditshmja kosovare Koha Ditore.

Shoferi David Thaçi (1969)  si dhe bashkëudhëtarët e tij, të gjithë familjarë, Tone (1969) ,D.Th. (2000), E.Th. (2001) dhe M. Th. (2005), kanë mbetur të vdekur në vend. Vdekja  është konfirmuar edhe nga ekipi i mjekëve të cilët kishin dalë në vendin e ngjarjës disa çaste më vonë.

Ndërsa kanë shpëtuar me lëndime Anton Thaçi  dhe Marte Thaçi, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.  Të shtatë personat e aksidentuar, mësohet se kanë qëne në të njëtin automjet.

Të gjitha viktimat janë nga Gllogjani i Pejës, ndërsa po ktheheshin nga një dasmë në një lokal afër Gjakovës.

Aksidenti sipas policisë është shkaktuar në çastin kur drejtuesi I autobusit në mënyrë të papritur ka ndërruar drejtim duke u pëplasur me makinë tip Mercedes ku ndodheshin 5 viktimat dhe dy të plagosurit.

© Panorama.al

Te lidhura