Aksident i rëndë, dy të vdekur dhe 1 i plagosur

Jun 29, 2012 | 14:00
Foto Ilustruese

UPDATE- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Roland Danga, 35 vjeç, dhe Agim Pali, 40 vjeç kanë humbur jetën në vende pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Një person i tretë i cili ndodhej në makinë, ka mbetur i plagosur. Armand Danga, 18 vjeç, ka marrë plagë të rëndë ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Të tre këta persona po udhëtonin me një makinë me targa italiane nga Mamurrasi në drejtim të Laçit, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në aksidentin e rëndë. Policia po heton për aksidentin e rëndë.

© Panorama.al

Te lidhura