Aksident në Durrës, katër të plagosur

Jul 11, 2011 | 21:42

Katër të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti automobilistik që ka ndodhur në Manzë, Durrës.

Një makinë, e tipit Benz, ku ndodheshin të plagosurit, mesohet se është përplasur me një kamion.

Të dhënat e para tregojnë për dy të plagosur të cilët janë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendgjarje, ndërsa ende nuk ka një version lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë.

 

© Panorama.al

Te lidhura