Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku një 16-vjeçar përplasi një fëmijë dhe më pas u largua.
Pas një serie veprimesh intensive hetimore dhe procedurale, shërbimet e Policisë së Shtetit arritën të identifikojnë dhe ndalojnë drejtuesin e automjetit, shtetasin A.K., i cili është 16 vjeç.
Ai është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al