Aksident në Bulqizë, 2 të vdekur, 6 të plagosur

Jul 29, 2012 | 10:55

Foto Ilustruese

BULQIZË- Dy persona kane humbur jeten dhe 6 te tjere kane mbetur te plagosur ne nje aksident te rende ne Fushë-Bulqizë.

Aksidenti ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem, kur nje furgon me pasagjerë u përplas me një automjet tip ‘Benz’.

Sipas policise, e cila mberriti ne vendin e ngjarjes pas aksidentit viktimat jane idemntifikuar si Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç.

Te plagosurit jane transportuar me urgjnece drejt spitalit Ushtarak teTiranes, per te marre ndihmen e nevojshme. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit te rende, per te cilat po hetohet.

© Panorama.al

Te lidhura