Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e të martës në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti po qarkullonte me shpejtësi, ç’ka mund të ketë ndikuar në humbjen e drejtimit nga drejtuesi i tij.
Si pasojë e përplasjes, kamioni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, ndërsa mbrojtëset metalike të rrugës janë shkatërruar në një segment të saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Për fat të mirë, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë aks ka vijuar me kujdes deri në largimin e mjetit të aksidentuar.
© Panorama.al














