Aksident në aksin Dimal-Berat, përfundon në spital drejtuesi i mjetit! Ja si është gjendja e 27-vjeçarit (EMRI)

Dec 8, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, ku ka mbetur i lënduar një 27-vjeçar.

policia naten

Një automjet, tip Mercedes Benz, që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kallamishte në anë të rrugës. Goditja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar shkatërrimin e pjesës së përparme të mjetit, ndërkohë që drejtuesi i tij ka shpëtuar mrekullisht nga goditja.

Drejtuesi i mjetit, Marjus Mata, 27 vjeç, ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në shumë pjesë të trupit.

Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Të riu i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar negativ.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit për të konkluduar mbi shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes, pasi ky aks rrugor karakterizohet për mungesë ndriçimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura