
Kina mbulon vdekjen e djalit të një zyrtari të lartë. Mendohet se Ling Gu, 23 vjeç, ka qenë duke bërë “lojra seksi” me dy femra në momentin kur makina, një Ferrari 458 Spider, doli jashtë kontrollit.
Ling Gu ishte zgjedhur si anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa babai, Ling Jihua është një politikan i lartë në vend. Trupi i Ling thuhet se u nxor i zhveshur plotësisht nga makina, ndërsa bashkë me të edhe dy femra. Njëra prej grave ishte plotësisht e zhveshur, ndërsa tjetra gjysmë-lakuriq.

Vdekja e 23-vjeçarit ka shkaktuar një skandal në vendin komunist. Babai i Ling, Ling Jihua është një aleat kyç i Presidentit në largim, Hu Jintao.
Raportet nga Kina thonë se emri i Ling u ndryshua në raportin e vdekjes për të mbuluar identitetin e 23- vjeçarit. Shumë pyetje ndërkohë janë ngritur, se si ai mund të përballojë një makinë kaq të shtrenjtë sa Ferrari 458 Spider, e cila doli jashtë kontrollit në një rrugë në formën e unazës në Pekin në orët e para të 18 marsit.
Autoritetet e censurës në Kinë, thuhet se kanë bllokuar kërkimin me emrin e Ling me qëllim që njerëzit të mos kërkojnë për vdekjen e tij.












