Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, raportohet për një person të lënduar

Jan 11, 2025 | 18:00
SHPËRNDAJE

Një aksident i trefishtë  ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.

aksident

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 3 mjete, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i dëmtuar.

Raportohet se aksidenti ka filluar me përplasjen e dy mjeteve dhe më pas është përfshirë edhe një mjet i tretë, duke shkaktuar dëmtime për njërin prej shoferëve që ishin të përfshirë në ngjarje.

Aktualisht, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura