Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm, ku një automjet ka dalë nga aksi duke përfunduar në lumë.
Brenda automjetit të aksidentuar ndodheshin dy të rinj, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Të plagosurit janë 22-vjeçari me iniciale J. Gj., nga Bulqiza, dhe i riu me iniciale Sh. D.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa mjeti mësohet se po lëvizte në drejtim të Tiranës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al