Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina përplaset me kolonën e urës, drejtuesi në gjendje kritike për jetën

Jan 16, 2025 | 17:07
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (16 janar) në Bulqizë, te mbikalimin midis dy lagjeve të Bulqizës, në segmentin e rrugës së Arbrit.

AKSIDENT-NE-Bulqize-764x450

Mësohet se një mjet tip “Turan” ka humbur kontrollin dhe ka goditur kolonën e urës.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura