AK:Dosja penale e Berishës, gati për 100- vjetor

Sep 2, 2012 | 11:15
Posteri i AK-se

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi tha sot se me rastin e 100 vjetroit të shpalljes së Pavarësisë, do të përgatisë dosjen penale që i përket kryeministrit, Sali Berisha, për siç tha ajo, krimet e kryera nga 1997 deri në marveshjen për dorëzimin e teritorit të kanalit Korfuzit pjesërisht në favor të shtetit grek.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka thirrur sot departamentin Juridik me juristët dhe ekspertët e ligjit për të komunikuar nisjen e fushatës “FYTYRAT E KRIMIT”.

”Parlamenti i ri KuqeZi si dhe qeverija e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca KuqeZi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha”- tha Spahiu.

Më tej, Spahiu shtoi se, është në moralin e një shoqërie që jo vetëm të vlerësoj heronjtë dhe rilindasit por edhe të ndëshkoj tradhëtarët e kombit apo ata që kryejnë krime.

“Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk do kenë stabilitet nëse nuk do vendosim një shtet të hekurt ligjor nëpërmjet ndëshkimit të qeveriterve që kanë kryer krime, ky është respekti më i madh që ne mund të kemi për historinë dhe integritetin e vendit. Shqipëria ka nevoj të aplikoj për modelin kroat që dërgoj në bankon e të akuzuarve ish kryeministrin Sanader si precedent besimi për t’iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian”.- tha ai.

Kjo nismë e Aleancës Kuq e Zi do të vazhdojë të zbatohet për për çdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që ka kryer vepra penale.

Veprat penale të kryra nga kryeministri, Sali Berisha sipas Aleancës Kuq e Zi

  • Neni 208 i Kodit Penal
  • Dorëzimi i Territorit
  • Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbedhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
  • Neni 210 i Kodit Penal
  • Marrëveshja për Dorëzim Territori
  • Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

© Panorama.al

Te lidhura