
TIRANË- “Ndryshim politikës së bashku me të rinjtë, për ta bërë atë të dëgjojë e të jetë shërbyese për kombin, vendin dhe për cdo individ të shoqërisë”. Kështu ka deklaruar kreu i PS-së, Edi Rama gjatë ceremonisë për Akademinë Politike, teksa ka deklaruar shpalljen e fituesve, teksa ka ftuar te rinjte te jene bashke, te mos behen menjane e te jene te angazhuar per te ndryshuar politiken.
“Kjo është një ditë e bukur për fituesit, por ditë e mirë për ata që megjithëse s’e kanë fituar konkursin do marrin të gjitha leksionet e akademisë dhe jo vetëm kaq. Nëse për të parët mjafton e drejta për të hyrë në akademi, për të dytët kemi menduar të realizojmë një proces të njohjes nga brenda të jetës politike. Ne kemi nevojë për të gjithë ju, PS ka nevojë për të gjithë ju dhe vetë politika ka nevojë për ata”- tha Rama.
Sipas tij, pa ndryshuar politikën asgjë nuk ndryshon dot. Rama ka ftuar të rinjtë dhe pjesëmarrësit, për të qëndruar së bashku, që nesër të mos ndodhë si ndodh sot me shumë, që nuk e marrin dot atë që u takon dhe që janë të detyruar të shohin se si atë që u takon e merr dikush që nuk e takon.
“Ne duam t’u ndihmojmë të përgatitemi për të ndryshuar gjërat duke ndryshuar politikën, politika nuk është kjo që shihni përditë, gjëja pa shije që ju zhgënjen dhe neverit me batakcillëkun e saj, por duam të na ndihmoni që t’u njohim më mirë e kuptojmë më thellë duke ju pasur më afër, ne mund ta bëjmë politikën atë që është në të vërtetë, tjetër nga kjo që shfaqet para syve tuaj, sepse politika është fisnike dhe e aftë për të prodhuar transformime që s’do kishin ndodhur pa fuqinë e saj”- tha ai.
Sipas Ramës, të merresh me politikë s’do të thotë të braktisësh gjërat që do të bësh në jetë, por do të thotë që ëndrrave t’u japësh fuqinë e vendimmarrjes.
Duke kujtuar se gjerat po shkojne keq e me keq, Rama ka theksuar se vetem konstatimi nuk mjafton, per t’i bere gjerat te ecin perpara e me mire.
© Panorama.al











