
TIRANE- Kreu i PS-se Edi Rama duke folur ne cermonine e siplomimit te te rinjte te Akademise Politike ka deklaruar se me kete hapet nje rruge e re, me energji dhe ide te reja, e cila duhet te gjeje shtrirje me te madhe.
“Kjo rrugë hyn në një fazë të rëndësishme me zgjedhjet e ardhshme, të cilat jam i bindur se ne së bashku do i fitojmë për të mbyllur një kapitull të zgjatur zvarritje e rrënimi të vazhdueshëm e për të hapur një kapitull të ri, që duhet të jetë një kapitull që në çdo faqe të tij, shqiptarët të gjejnë përgjigje për pikëpyetjet që kanë përpara”,- tha Rama.
Sipas kreut te PS-se, ky sezon i akademisë ishte hap i rëndësishëm përpara, sepse programi dhe shtrirja e akademisë për shumë më tepër të reja e të rinj, edhe vet pjesëmarrja e plotë dhe sistematike e të rinjve flasin për një rritje të këtij projekti dhe për një konsolidim që jam i bindur që vitin e ardhshëm do të jetë ende më e shtrirë dhe ende më e mirë artikuluar.
Ai ka theksuar se duhet hapur nje kapitull i ri dhe nje rruge e re per vendin. “Një kapitull të ri i cili duhet të jetë një kapitull ku në çdo faqe të tij shqiptarët të gjejnë përgjigjet për pikëpyetjet gjithmonë e më të mëdha që kanë sot përpara. Në kapitull i cili duhet pa asnjë dyshim të rrokë në radhë të parë në sy sfidën e punësimit, e punësimit të të rejave dhe të të rinjve në radhë të parë. E punësimit të atyre forcave të reja të punës, janë 65 mijë forca të reja që futen në tregun e punës çdo vit dhe që nuk arrijnë dot të gjejnë punën që i përgjigjet aspiratave dhe edukimit të tyre, shkollimit, diplomimit të tyre. Për të rrokur padyshim në sy edhe sfidën e një Shqipërie të drejtë më një sistem të drejtë taksash”- tha ai.
© Panorama.al











