AK: Shteti të zbardhë falsifikimet me kombësinë

Jul 24, 2011 | 11:23

SARANDE- Aleanca Kuqezi u ka bërë thirrje sot nga Saranda qytetarëve  shqiptarë që të mos e pranojnë regjistrimin me baza etnije dhe feje.

Aktivistët e AK-së ftuan sarandiotët dhe të gjithë shqiptarët që kanë zgjedhur për të pushuar në këtë qytet që t’i thonë jo regjistrimit, ndërsa bënë thirrje gjithashtu që shteti të zbardhë falsifikimet e shumta të kombësisë.

Aleanca shprehi respekt ndaj minoritarëve në Shqipëri, por jo ndaj atyre që kanë falsifikuar kombësinë.

Edhe në tubimin e sotëm, aktivistët e AK-së denoncuan votimin, siç e quajtën ata me dy duar, në parlament. “Votimi me dy duar është anti- kushtetues”- theksuan aktivistët.

© Panorama.al

Te lidhura