TIRANË- Aleanca Kuq e Zi përmes një letre dërguar ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Kosovës bën thirrje për ngritjen e shkollave shqipe në vendet që janë të populluar me shqiptarë.
Në letër, AK ngre shqetësimin për rrezikun e asimilimit te emigrantëve, duke theksuar se fëmijët e emigrantëve shqiptarë nëpër botë, më shumicë në Greqi e Turqi po humbasin gjuhën shqipe.
Për këtë, sipas AK, shteti që mbron shqiptarët kudo që janë duket të kujdeset edhe për gjuhën shqipe, në mënyrë që emigrantët të flasin e të shkruajnë gjuhën e tyre.
AK thotë se vetëm në Greqi janë 1 milionë shqiptare, në Turqi së paku 2 milionë e qindra të tjerë ndodhen nëpër Europë. Ajo kërkon që shteti të respektojë nenin 8 të Kushtetutës e të marrë masa për këtë kategori që po harrojnë shqipen.
© Panorama.al











