Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar sot para godinës së Parlamenti kundër marrëveshjes së Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, siç e quan ajo, për të ndarë pushtetin.
Sipas AK-së, PD dhe PS janë duke ndjekur modelin grek pasi po kopjojnë PASOK dhe Demokracinë e Re.
Protesta është organizuar nën moton “Koha për Ndëshkim. Të largojmë gangsterat e politikës”.
AK thotë se Parlamenti i shqiptarëve është marrë peng nga politikanë mafiozë, e bixhozxhinj.
© Panorama.al











