TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka protestues sot para ambasades serbe ne Tirane. Protesta ka nisur ne oren 10.00 te paradites se sotme dhe eshte mbajtur nen moton ‘Nga Presheva në Maqedoni të gjithë jemi kuq e zi’.
Mesohet se ne proteste ka qene i pranishem edhe kreu i bashkise se Presheves. Protestuesit i jane drejtuar ambasades me thirrje te ndryshme, mes te tjerave edhe per lirimin e te burgosurve politike.
Sipas AK, shqiptaret gjenden sot ne udhekryqin e historise, por do te dine t’ia dalin te bashkuar.
Protesta vjen ne shenje solidariteti ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Maqedonisë, pas arrestimeve te fundit te shqiptareve dhe situates se tensionuar te krijuar atje.
Në një aksion policor, të ndërmarrë më 4 maj 2011në Bujanovc, Luginën të Preshevës, janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë.
© Panorama.al











