AK ngushëllon familjet: I perulemi gjakut të tyre

Feb 20, 2012 | 18:27

Aleanca Kuq e Zi shprehu menjëherë ngushëllime familjarëve të dy komandove të vrarë ditën e sotme në Kandahar të Afganistan, ndërsa ishin në krye të detyrës.

“Alenca KuqeZi i shpreh ngushellimet e sinqerta familjarave te Kapiten Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër PEÇI, dy ushtarakët të cilët parapak minutash kanë humbur jetën në Afganistan si pasoje e nje sulmi ne Kandahar. Aleanca KuqeZi i perulet gjakut të tyre, si edhe dhimbjes së familjeve të tyre. Shpirti ju preftë në paqe.”- thuhet në një reagim të Aleancës Kuq e Zi.

© Panorama.al

Te lidhura