Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmoreve në përkujtim të atyre që dhanë jetën gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
“Jemi krenarë për dëshmorët e kombit shqiptar. Nderojmë ata që luftuan në trevat etnike. Dëshmorët luftuan për flamur dhe jo për interesa partiake”, ka pas homazheve aktivisti i Aleancës, Myslym Pashaj.
Aktivistët janë shpërndarë nëpër varrezat e dëshmorëve, duke vendosur në to flamuj të vegjël.











