AK, aktivitete për nder të Lidhjes së Prizrenit

Jun 10, 2011 | 9:30

PRIZREN- Në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot, Aleanca Kuqezi organizon panelin “Sfida shqiptare”, në të cilën do të marrin pjesë akademikë, intelektualë, historianë e figura të shquara të kombit nga të gjitha trevat shqiptare.

Sipas paralajmërimit, në këtë panel marrin pjesë Kreshnik Spahiu me “Një komb, një gjuhë, një histori, një të ardhme”, Esat Stavileci me “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe të drejtat e shqiptarëve”, Kim Mehmeti me “Të mendojmë kuqezi! Mbi partitë politike”, Parim Kosova “Integriteti tokësor dhe mbrojtja e interesave kombëtare”, Lorik Cana “Nuk shitet Shqipëria! Nuk ndërrohet kombësia!”, Mehmet Kraja “Kultura, arti, letërsia shqiptare dhe mbrojtja e vlerave të tyre kombëtare”, Uran Butka “Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri”, Ekrem Kryeziu “Globalizmi dhe shoqëria shqiptare”, Aleksandër Çipa “Mediet dhe sfidat shqiptare”, Sabri Maxhuni “Drejt shtetit kombëtare”, Ibrahim Gashi “Unifikimi i teksteve shkollore”, dhe Hysen Matoshi “Histori dhe kombi”.

Paneli mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren dhe fillon në orën 11 e 45 minuta.

© Panorama.al

Te lidhura