AK, kundër programit për naftë: Cenon integritetin territorial

Jun 11, 2011 | 11:49

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas lajmit se Greqia ka planifikuar kërkime për naftë e gaz në zonën detare pranë me Shqipërinë, duke bere thirrje te mos lejohet zbatimi i programit, qe cenon integritetin e territorit shqiptar.

Permes nje deklarate per mediat, AK u beri apel institucioneve shqiptare që të mos lejohet asnjë kërkim në këtë zonë detare ku ende nuk janë caktuar kufijtë detare.
Sipas saj, është e nevojshme përcaktimi i kufijve detarë dhe kjo të bëhet mbi standartet e së drejtës ndërkombëtare dhe mbi një proces tërësisht transparent.

Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën detare të Korfuzit, qytetit fqinj me Shqipërinë.

Agjencia e lajmeve Zëri Amerikes, sesioni shqip bëri të ditur sot se ky Program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm Kompani Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare.

© Panorama.al

Te lidhura