AK: Imami do denohet me 12 vjet burg, dosja gati

Sep 19, 2012 | 10:31
Sekretari per Mbrojtjen dhe Sigurine Kombetare, Edmir Dumleku

TIRANE-  Aleanca Kuq e Zi ka vijuar edhe sot me denoncimin e atyre që ajo i quan, “Fytura të Krimit” dhe që janë zyrtarë të qeverisë, Berisha.

Sekretari per Mbrojtjen dhe Sigurine Kombetare, Edmir Dumleku  i vendosur përpara ministrisë së Mbrojtjes, prezantoi dosjen për ministrin, Arben Imamin.

Dumleku tha se Imami është një vegël e korrupsionit të Berishës, duke numëruar disa nga shkeljet e tij. Imami bashkë me vartësit e tij,  tha ai, i ka dorëzuar 355.4 metër katrorë det Greqisë, ka shitur 85 anije luftarake, 1060 tanke dhe katër nëndetëse për skrap.

Sipas AK-së, Imami ka privatizuar qindra baza ushtarake për qeveritarët, ka zhdukur 200 avionë, ndërsa të fundit MIG ia ka dhuruar Serbisë.

AK thotë se mbi ministrin, Imami rëndojnë akuza të cilat mund ta çojnë atë deri në 12 vjet burg.

© Panorama.al

Te lidhura