Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pasha, akuzoi dje qeverinë greke për ndërhyrje të vazhdueshme në punët e brendshme të Shqipërisë. Sipas AK-së, Greqia ndërsa mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, shteti helen dhunon popullsinë çame dhe nuk u njeh atyre të drejtën e pronësisë. “Greqia gjithherë ka dashur të diktojë dhe të ndërhyjë në punët e Shqipërisë, me synimet e saj, ashtu siç edhe ka bërë me mbajtjen ende të një relikti tragjik të konfliktit, atë që quhet ligji i luftës ndaj Shqipërisë. I mohohen të drejtat e popullsisë çame, pasi e dinë se këtë gjë më së pari e ka bërë vetë qeveria shqiptare. Ato segmente të qeverisë dhe shtetit grek që poshtërojnë shqiptarët, e bëjnë këtë pasi e dinë se kanë një vasal të tyre në krye të qeverisë shqiptare”, deklaroi Pasha.











