
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot lidhur me dekorimin e ish konsullit grek Ikonomus, duke e quajtur këtë një një kërcënim për territoret shqiptare dhe shprehi të qëllimit të ligjit inovator të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Fondacioni i Grekëve në diasporë, pak ditë më parë në një ceremoni të zhvilluar në Korçë, ka dekoruar ish konsullin grek Ikonomus, i cili është i njohur për mbarë opinionin publik shqiptar për deklaratat e tij ekstremiste për Vorio Epirin. Motivacioni ka qenë “për shërbime të shquara në përhapjen e greqizimit në Vorio Epir”
Sipas Aleancës Kuq e Zi, ky nderim i madh i jepet për asimilimin e shqiptarëve të jugut, duke ju ndërruar atyre kombësinë.
“Me keqardhje konstatojmë se viti 2011 ka gjunjëzuar diplomacinë shqiptare përballë një intensifikimi zyrtar dhe publik të aksionit grek për helenizimin e shqiptarëve dhe pretendimin për Vorio Epirin. Marrëveshja e ujrave, varrezat e Kosinës dhe Boboshticës, ndryshimi i kombësisë, ligji për regjistrimin etnik dhe fetar, busti i Gumës, dekorimi i Ikonomus dhe aprovimi apo heshtja e politikës shqiptare po sjellin pasoja për destabilizimin politik dhe kushtëzimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.”-thuhet në deklaratën e AK-së.
Aleanca i ka bërë thirrje shtetit shqiptarë të reagojë lidhur me këtë rast, që e ka quajtur “të paprecedentë”, duke kujtuar se qëndrimi i AK-së kundër regjistrimit me baza etnije dhe feje, është në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar dhe integritetit shtetëror.
© Panorama.al











