Kapiteni i Shkumbinit, boshnjaku Ahmed Mujdragiç, është shumë pranë nënshkrimit me një skuadër të Kategorisë Superiore të kampionatit në Singapor. Mësohet se boshnjaku është duke u testuar te skuadra e Geilan Junaited, e cila, me sa duket, do të jetë streha e qendërmbrojtësit Mujdragic për sezonin e ri. Nga vetë futbollisti është mësuar se ai është pëlqyer nga drejtuesit e këtij ekipi. Mbetet vetëm për t’u parë se si do të zgjidhet çështja e kartonit të futbollistit, duke ditur se drejtuesit peqinas pretendojnë që lojtarët t’i kenë nën kontratë. Bëhet fjalë për ata futbollistë të cilët kanë mbyllur kampionatin. Që do të thotë se ata nuk mund të largohen pa konsensusin e drejtuesve peqinas, kjo edhe për shkak të problemeve financiare që ka klubi.











