Agjencia Moody’s e ka dale se fundi me nje parashikim aspak pozitiv lidhur me perspektivën afatgjatë të kredisë për Bashkimin Evropian.
Ne nje klasifikim te fundit, agjencia e ka ulur ate nga kategoria “e qendrueshme” në atë “negativ”, duke thënë se kjo lëvizje reflekton perspektivën negative të kontribuesve kryesorë të buxhetit në Bashkimin Evropian.
Më herët këtë vit, agjencia e klasifikoi Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Holandën, në perspektivë negative, duke thënë se të gjitha këto vende ishin të prekura nga kriza e borxheve e rajonit.
Megjithatë, Moody’s nuk e ka ndryshuar klasifikimin 3A të Bashkimit Evropian, por ka paralajmëruar se kjo mund të ndodhë në të ardhmen.
© Panorama.al











