Është një aventurë dashurie e bukur kjo, për modelen e njohur australiane, Katerina Deliyiannis, e cila ka udhëtuar nga një kontinent shumë i largët këto ditë, për të kaluar disa ditë ndryshe në Shqipëri, me të dashurin e saj shqiptar, modelin shtatlartë nga Tropoja, Afrim Alia (i njohur si Alessio). Pas zyrtarizmit të lidhjes së dashurisë me modelen e agjencisë së njohur australiane “Chadwickmodels”, Afrimi i ka bërë ftesë asaj të kalojnë disa ditë të veçanta në plazhin e Jugut të Shqipërisë, ndërsa e ka prezantuar më pas me miqtë e tij në Tiranë, njëri prej të cilëve është stilisti, Joni Peçi. Vetë Afrimi ka pohuar se kjo histori me modelen nga Australia është shumë speciale për jetën e tij dhe se me të ndihet vërtet i dashuruar, ndërkohë që i drejtohet asaj gjithmonë me fjalët “engjëlli im”. Gati një muaj më parë, ai pohoi se lidhjen me modelen e konsideron shumë serioze për jetën e tij, edhe pse janë njohur në një club nate. Ata u njohën katër muaj më parë në një diskotekë në Melbourne, ndërkohë që është pas disa muajsh që ishte “single”, kjo është lidhja e parë serioze për Afrimin. Ai ka pohuar se kanë rënë të dy në dashuri me njëri-tjetrin, aq sa s’mund të rrinë dot larg gjatë. Nga ana e tij, ai pohon se tek australiania brune ka gjetur edhe vajzën e bukur, dhe inteligjenten. Në një intervistë për “Panorama Plus”, tregoi se ndihet shumë mirë me modelen australiane dhe ka shumë mundësi që një ditë ajo të jetë shoqja e tij e jetës.











