Një helikopter amerikan i rrëzuar në Afganistan, i cili shënoi vdekjen e 38 personave, mes të cilëve shumë nga elita speciale “Navy Seals”, ishte në mision për të shpëtuar një anëtar të elitës të mbajtur peng nga talibanët. Njëzetedy ushtarë të vdekur janë nga ekipi elitar “Seal Gjashtë”, të cilët kryen edhe operacionin për vrasjen e Osama bin Ladenit. Helikopteri u qëllua me raketë nga talibanët dhe incidenti shënoi sulmin më vdekjeprurës të amerikanëve në Afganistan. Presidenti Barak Obama po mban zi për këtë “sakrificë e jashtëzakonshme”, ai mori edhe ngushëllimet e Presidentit afgan, Hamid Karzai. Zëdhënësi i provincës Vardak ku ndodhi sulmi, tha të dielën se ka pasur njoftime për viktima talibane brenda natës, por nuk kishte asnjë informacion shtesë. Seals-at që vdiqën në rrëzimin e helikopterit u raportua se nuk ishin në operacionin që vrau Bin Ladenin.











