NATO ka njoftuar se do të reduktojë operacionet e përbashkëta me forcat afgane të sigurisë në Afganistan. Komanda e ISAF-it në Afganistan citoi një rritje të sulmeve të ushtarëve vendës të forcave të NATO-s dhe ngjarje të lidhura me reagimet ndaj filmit anti-islam si motiv të këtij vendimi. Që në fillim të këtij vitit, të paktën 51 ushtarë të NATO-s janë vrarë nga ushtarët afganë, 15 prej të cilëve vetëm në muajin gusht. Operacionet e përbashkëta do të reduktohen gradualisht ditë pas dite. Ministria afgane e Mbrojtjes deklaroi se nuk ka marrë ende një shkresë zyrtare për këto ndryshime, duke shtuar se krerët nga të dyja palët janë duke zhvilluar takime. Dje, të paktën 12 persona mbetën të vrarë në një sulm vetëvrasës në një autobus të vogël, që po transportonte shtetas të huaj në afërsi të kryeqytetit afgan, Kabul.











