Afganistan, Karzai publikon listën e reformave

Jul 27, 2012 | 17:47

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karazai ka publikuar listën e reformave qeveritare.

Dekreti i tij 23 faqesh urdhëron ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët të luftojnë ryshfetin dhe nepotizmin.

Ai udhëzon zyrtarët që të pastrojnë zyrën e prokurorit të përgjithshëm dhe gjykatat nga rastet që lidhen me korrupsionin dhe të bëjnë më shumë për të sjellë “figurat e prekura” para drejtësisë.

Qeveritë donatore, për kohë të gjatë, janë shprehur të shqetësuara për korrupsion brenda Qeverisë afgane. Karzai ka fajësuar disa kontraktues ndërkombëtarë për problemet.

© Panorama.al

Te lidhura