
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për lirim të ish gardistit, Agim Llupo, për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Trupi gjykues, në seancën e sotme ka vendosur të lërë në burg ish gardistin akuzuar për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi, në ngjarjet e 21 janarit.
Vetë Agim Llupo, i pranishëm në seancë, duke kërkuar lirimin ka deklaruar se askush nuk e ka marrë në pyetje dhe askush nuk ka kryer hetime ndaj tij që nga momenti që është ndaluar.
Ai ka sqaruar se vetëm më 9 maj i kanë komunikuar shtyrjen e hetimit pa i dhënë detaje dhe argumentim ligjor rreth tij.
Vetem pak me pare, Gjykata pranoi kerkesen e prokurorise per zgjatjen e afateve te paraburgimit ndaj Llupos.
© Panorama.al











