Edhe pse me kohë kishte planifikuar të bëjë pushime me shoqërinë e tij, më në fund realizohet plani i këngëtarit dhe së bashku me disa miq të tij për momentin po shijon rrezet e diellit në Selanik të Greqisë, duke e lënë kështu studion muzikore për pak ditë. ”Gjithë verën nuk kam mundur të largohem nga studioja dhe të bëj pushime, edhe pse shpresoja për nja 10 ditë diku rreth plazhit, por edhe këtë vit mezi ia arrita. Dhe në atë vend që jam unë, nuk shkëputem dot. Po të jetoja në ndonjë vend ekzotik, të frekuentuar nga femrat, do t’i shfrytëzoja pauzat, ndërsa këtu thjesht shkoj në ndonjë pishinë në Shkup me miqtë e mi. Por nuk qahem, sepse së shpejti do të bëj promovimin e materialeve të reja në vend dhe jashtë”, thekson Adriani. Rreth fjalëve se nuk ka dashur të shkojë me pushime për shkak se nuk ka femër pranë vetes, pasi para një kohe ka ndërprerë lidhjen me Luanën, Adriani përgjigjet: ”Jo, ajo që jam pa femër këtë periudhë, aspak nuk ndikon në kënaqësinë dhe predispozitën për ta shijuar verën. Mendoj se edhe pa një femër do të kaloja bukur kudo që të pushoja, dhe të jem shumë i sinqertë, unë kur shkoj me pushime më mungon vetëm qeni im, Simba”, thekson Gaxha.











