Adrian Gaxha mund të jetë lidhur sërish me Luanën

Apr 29, 2012 | 12:36

Në mesin e fotografive të siguruara nga një mbrëmje në Gostivar, syri na zyri edhe foton ku protagonistë ishin Big Mama, Adrian Gaxha, Luana Vjollca dhe një femër e panjohur. Ky fakt dëshmon qartë se historia e dashurisë, e cila përfundoi para disa muajve, ka filluar të ringjallet ose ata kanë vendosur të mbeten miq. Rilidhjen e bën edhe më aktuale prezenca e Luanës në koncertin e Stines në Gostivar, duke shoqëruar kështu Adrianin, si dhe më pas udhëtimin drejt Shkupit për të qëndruar disa ditë tek shtëpia e Gaxhës. Ne siguruam edhe një status të Luanës, në të cilin ajo kishte etiketuar edhe Adrianin, ku shkruante se janë së bashku në Shkup, duke e bërë akoma më të fortë dyshimin se mes tyre ka filluar romanca e dashurisë. Pas ndarjes këngëtari me shumë këmbëngulje pohonte se mes tij dhe Luanës në të ardhmen nuk mund të ketë asgjë, madje mohonte edhe fejesën e fshehtë që ishte bërë në qytetin e Sarandës, ku Luanës i kishte dhuruar një unazë të shtrenjtë. Se si do të vazhdojë lidhja e tyre akoma nuk dihet, pasi edhe pas një kohe të gjatë që qëndruan në romancë, para disa muajve e ndërprenë, kurse tani gjasat duket se janë shtuar përsëri!                             bl. re

© Panorama.al

Te lidhura